Dy të rinj nga Patosi kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një shtetasi tjetër. Ngjarja ka ndodhur me 30 dhjetor 2019.
Të arrestuarit janë A. G dhe V. L., të moshës 34-vjeçare dhe banues në Patos.
“Arrestimi i këtyre shtetasi u bë pasi për motive të dobëta, në fshatin Dukas, Patos, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit A.H, 60 vjeç, banues në Patos”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë gjahu, një gëzhojë dhe dy fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë “
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.