Zv/kryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj- Halimaj gjatë qëndrimit në Shqipëri takoi homologun e tij, kërkojë të pezullohet taksa në Rrugën e Kombit.
Ajo gjatë takimit me zv,kryeministrin shqiptar, Erion Braçe, kërkoi nga qeveria shqiptare që të pezulloj për dy muaj, deri më 15 shtator taksën në Rrugën e Kombit për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ndaj kësaj kërkese ka reaguar ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili përmes një postimi në Facebook ka thënë se heqja e taksës antikombëtare në Rrugën e Kombit kërkojeni aty ku u vendos që sipas tij, është bërë në Beograd, shkruan Reporteri.net.
Postimi pa ndërhyrje i Sali Berishës:
Nje keshille miqesore per qeverine e Kosoves!
Heqjen e takses antikombetare ne rrugen e Kombit kerkojeni aty ku u vendos ne Beograd.
Taksen e vendosi Zografi Bis me urdher te Beogradit ne kuadrin e luftes se ftohte te Tiranes kunder Prishtines.
Viktime e ketij urdheri rane edhe rrethet e veriut, Kukesi, Hasi dhe Tropoja, te cilat Zografi Bis ne traditen e tij aterore i urren per vdekje.
Ne keto tre rrethe investimi i vetem qe Zografi Bis ka bere hedhjen e asfaltit ne 10 km te segmentit te fundit te rruges B Curri – Valbone, ne te cilat ishte hedhur stabilizanti.
Me falni harrova edhe aeroportin e Kukesit por ate e kishte vetem ne 3D. sb