×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Qeveria e re e Shqipërisë, në përbërjen e saj 12 gra dhe vetëm katër burra

    Reporteri
    02 Shtator 2021 | 13:16

    Kryeministri Edi Rama ka zbuluar përbërjen e qeverisë së re në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS.


    E veçanta e kësaj Qeverie është përbërja e saj, ku Rama ka vendosur që 12 nga pozitat udhëheqëse t’ua besojë grave, ndërsa katër të tjera drejtohen nga burrat.

    Rama vendosi që krehu i tij i djathtë të jetë Arben Ahmetaj, i cili do të zëvendësojë Erion Bracen, i cili njoftoi largimin e tij para disa ditësh nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.

    Në detyrë është rikonfirmuar Olta Xhacka, Ogerta Manastirliu, Belinda Balluku, Niko Peleshi, Bledi Cuci, Elva Margariti dhe Evis Kushi. Ndërsa Etilda Gjonaj, të cilës iu besua posti i Sekretares për Gratë, do të zëvendësohet nga Ulsi Manja që do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë.

    Sa i përket Ministrisë së Turizmit, drejtimi i është besuar Mirela Kumbaros që zëvendëson Blendi Klosin.

    Arben Ahmetaj – Zv.kryeministër

    Olta Xhaçka – Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme

    Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes

    Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë

    Bledi Çuçi – Ministër për Punët e Brendshme

    Delina Ibrahimi – Ministre e Financave dhe Ekonomisë

    Belinda Balluku – Ministre e Infrasktrukturës, Energjisë

    Ogerta Manastirliu – Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies

    Evis Kushi – Ministre e Arsimit

    Frida Krifca – Ministre për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural

    Mirela Kumbaro – Ministre për Turizmin dhe Mjedisin

    Elva Margariti – Ministre e Kulturës

    Qeveria e re do të ketë 4 ministra shteti:

    Elisa Spiropali – Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin

    Edona Bilali – Ministre për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

    Bora Buzhaqi – Ministre për Rininë dhe Fëmijët

    Milva Ikonomi – Ministre për Standardet dhe Shërbimet

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!