×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Qeveria shqiptare nxjerr ushtrinë nga kazermat, autoblindat lëvizin në rrugët e Tiranës

    Reporteri
    20 Mars 2020 | 17:17

    Një numër i madh ushtarësh kanë filluar të qarkullojnë që prej pasdites së sotme në lagjet e Tiranës bashkë me makinat e tyre të blinduara “Humvee”.


    Burimet e ABC News bëjnë me dije se ushtarët do të patrullojnë në lagjet e Tiranës për të mos lejuar qarkullimin e qytetarëve jashtë fashave të orareve të përcaktuara nga qeveria.

    Nxjerrja e ushtrisë në rrugë është një masë tjetër e rendësishme nga qeveria për të kontrolluar situatën me koronavirusin.

    Për nxjerrjen e blindave ushtarake Kryeministri Rama përmes një njoftimi në Facebook ka bërë me dije se e gjithë ushtria do të vihet në mbrojtje të popullit “nga një pakicë fare e vogël individësh të papërgjegjshëm“, shkruan Rama.

    “USHTRIA DO TË VIHET E GJITHA NË MBROJTJE TË POPULLIT NGA NJË PAKICË FARE E VOGËL INDIVIDËSH TË PAPËRGJEGJSHËM, TRADHËTARË TË VËRTETË, QË MUND TË NA BËJNË HATANË DHE NUK DUHET TË LEJOHEN NË ASNJË MËNYRË, TË MARRIN NË QAFË MIJËRA E MIJËRA TË PAFAJSHËM, E T’U SJELLIN VUAJTJE TË MËDHA DHJETËRA MIJËRA TË TJERËVE.

    DUHET T’I NDALIM ME ÇDO KUSHT DHE DO TË PËRDORIM ÇDO MJET, DERI NË HEQJEN E PLOTË TË LIRISË NËSE NUK DO TË TËRHIQEN URGJENTISHT NGA RRUGA E TYRE QORRE

    POPULLI NUK I’A KA BORXH ASNJË INDIVIDI TRADHËTINË NË KËTË PËRPJEKJE KOMBËTARE PËR JETËN E NJERIUT”.

    https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2991391717579650/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!