×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Qeveria vendos: Shpërblen me 25 euro pensionistët

    Reporteri
    24 Dhjetor 2019 | 15:01

    Qeveria shqiptare, ka vendosur pro idesë për të dhënë shpërblim për festat e fundvitit në adresë të pensionistëve, edhe pse shuma është fare modeste.


    Pas përfundimit të mbledhjes së kabinetit qeveritar, është vendosur që pensionistët të marrin 30 mijë lekë të vjetra shpërblim ose thënë ndryshe afërsisht 25 euro.

    663 mijë qytetarë do të përfitojnë këtë shumë parash.

    Ministrja e Financave, Anila Denaj, e dha lajmin publikisht, duke shtuar dhe nota ‘pozitive’ teksa shprehej se qeveria e mbajti premtimin e saj për të dhënë shpërblim për pensionistët pavarësisht gjendjes me të cilën përballet Shqipëria dhe financat (pasojat e tërmetit të 26 nëntorit).

    “Këshilli i Ministrave vendosi sot akordojë bonusin 3 mije lekë për secilin pensionist dhe gjithë ata që trajtohen me fonde në këtë kategori”, tha ministrja.

    Kujtojmë se qeveria kishte planifikuar të jepte një shpërblim prej 50 mijë lekësh të vjetra, pavarësisht kushteve të vështira në të cilat ndodhen financat e vendit. Por tërmeti i 26 nëntorit bëri që stepjes së parë të qeverisë t’i shtohej një tjetër problem, ai i faturës kolosale që do të paraqesë rindërtimit pas tërmetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!