Kryeministri Edi Rama ishte në Durrës, ku ka shoqëruar vetë personalisht disa prej banorëve drejt furgonit për në hotel për t’u treguar se kjo do jetë procedura.
Megjithatë, kanë qenë jo pak banorë që kanë replikuar me të, teksa nuk kanë munguar edhe batutat, apo kërkesa të çuditshme.
Një prej tyre ishte një banorë që kishte qenë në hotel, por nuk e kishin pranuar sepse kishte qen.
Rama: Do dhe qenin? Po mirë, merre dhe qenin me vetë. Më njeh mua ky? Është i urtë, se kam parë ca analista që bëjnë ham-ham. Ky qenka si puna ime
Banori: E dhe gruan
Rama: Edhe gruan, si do marrësh qenin dhe jo gruan?
Rama- shoferi të furgonit: Hape rrugën, se kemi një pasagjer të veçantë, i ka shpëtuar jetën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.