×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Qytetari i thotë Ramës: “Ma kanë marrë gruan ma kanë dërgu në Golem”, përgjigja e kryeministrit epike

    Reporteri
    02 Dhjetor 2019 | 20:35

    Kryeministri shqiptar, Edi Rama, po vazhdon të vizitojë vendet e prekura nga tërmeti.


    Gjatë takimit me qytetarë ku po bisedon me ta kryesisht për gjendjen e banimit, pasi shtëpitë apo banesat u janë shkatërruar apo bërë të pabanueshme, ata po i shtrojnë pyetje të ndryshme Ramës.

    Por një qytetar ka habitur jashtëzakonisht Ramën me pyetjen e bërë.

    “Ma kanë marrë gruan ma kanë çuar në Golem. Ma kanë marrë pa më pyet mua” i thotë qytetari, Ramës.

    Ky i fundit ia kthen duke i thënë “gruaja paska më shumë mend se ti, se ka shkuar në hotel. Merre autobusin e shko te gruaja. O zot, o zot”. /Reporteri.net/.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!