Një Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shushicëm, ku një 56-vjeçar ka rënë nga gremina teksa pastronte një kanal vaditës dhe ka humbur jetën.
Viktima është identifikuar si Nazmi Boja, kryetar i fshatit Vasjan.
Gjatë pastrimit të kanalit ai ka rrëshkitur dhe ka rënë në greminë me thellësi 100 metra.
Gjetja e 56-vjeçarit në vendin ku kishte rënë u bë e mundur pas disa orësh kërkime nga Ekipet e zjarrfikëses së Elbasanit, Emergjecat Civile dhe ekipet e Alpinizmit të Kerkim Shpëtimit Malor.
Ministri Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me vdekjen tragjike të kryeplakut, duke sqaruar se për gjetjen e tij ishte mobilizuar edhe një helikopter i Forcave të Armatosura.
“Helikopteri i FA iu bashkua operacionit për të shpëtuar kryeplakun e fshatit Vasjan në njësinë administrative Shushicë, në Elbasan Nazmi Boja, i cili ishte rrëzuar në një thellësi prej 100 m. Megjithë ndërhyrjen e shpejtë të forcave, në një terren të vështirë, fatkeqësisht kryeplaku u gjend i pajetë. Ngushëllime familjes Boja për humbjen e të dashurit të tyre”,-është shprehur ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.