Një 48-vjeçar është shpëtuar nga Policia dhe shërbimet zjarrfikëse, pasi kishte rënë aksidentalisht në një humnerë në fshatin Kapaj, Mallakastër, ku kishte mbetur i bllokuar për më shumë se tetë orë.
Sipas Policisë, shtetasi me inicialet F. S. ka rënë në humnerë teksa po tentonte të rregullonte një tub vaditës uji. Pas njoftimit nga familjarët, shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë organizuar menjëherë operacionin për lokalizimin dhe nxjerrjen e 48-vjeçarit.
Pas një ndërhyrjeje të përbashkët, efektivët kanë arritur ta nxjerrin atë nga humnera. 48-vjeçari ka pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Njoftimi i Policisë
Mallakastër/ Bie aksidentalisht në humnerë, shpëtohet pas më shumë se 8 orësh nga Policia dhe Zjarrfikësja, 48-vjeçari.
Në fshatin Kapaj, Mallakastër, shtetasi F. S., 48 vjeç, duke tentuar të rregullonte tubin vaditës të ujit, ka rënë aksidentalisht në një humnerë, ku ka mbetur i bllokuar.
Pas njoftimit të marrë nga familjarët, shërbimet e Policisë dhe ato të Zjarrfikëses kanë organizuar menjëherë ndërhyrjen për lokalizimin dhe nxjerrjen e tij nga humnera.
Pas një ndërhyrjeje të përbashkët, u bë e mundur nxjerrja e 48-vjeçarit, i cili kishte qëndruar i bllokuar për më shumë se 8 orë.
Shtetasi F. S. ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe, për këtë arsye, u transportua për ndihmë mjekësore në spital.
Policia e Shtetit mbetet në çdo moment në shërbim dhe në ndihmë të qytetarëve, duke ndërhyrë në çdo situatë ku kërkohet ndihma e saj.