Mjekët e QSUT-së kanë dhënë informacione për fëmijën 18 muajsh, i cili pësoi një aksident dhe ra vatrën e zjarrit ku nxirrej rakia në shtëpinë e tij në Skrapar.
Sipas mjekëve, fëmija ka shkuar pasditen e djeshme rreth orës 17:15 në QSUT, në repartin e djegie-plastikës dhe aktualisht gjendja paraqitet e stabilizuar.
“Në Shërbimin e Djegie-Plastikës ka ardhur me urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore me djegie në pjese të ndryshme të trupit pacienti me inicialet K. B., i moshës 18 muajsh. Gjendja e tij shëndetësore sipas mjekëve të shërbimit, paraqitet e stabilizuar. Fëmija ka pësuar djegie në 30% të trupit”, bëhet e ditur nga QSUT.
Stafi mjekësor është duke e mbajtur në monitorim të vazhdueshëm dhe po i jep përkujdesjen mjekësore të nevojshme, njoftojnë mediat në Shqipëri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.