×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Radarët fikeshin për 15 mijë euro”, Alibeaj: Shikoni si e mohonin ministrat e Ramës

    Reporteri
    06 Korrik 2021 | 7:43

    Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka publikuar një video me deklarata të ish-ministrave të Ramës që mohojnë kategorikisht se mund të fiken radarët në mënyrë që të lejohet kalimi i gomoneve apo avionëve me drogë.


    Nisur nga dëshmia e një te penduari në operacionin “Shpirti” që deklaronte se policët i fiknin radararët të kalonte gomonia, Alibeaj thotë se kur radarët e një shteti anëtar të NATO-s fiken në shërbim të trafikut të drogës, do të thotë se shteti është vendosur në shërbim të krimit.

    Në dosjen e operacionit “Shpirti” janë përfshirë prokurorë, policë dhe dy shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Një prej dëshmitarëve ka rrëfyer se Ilirjan Duçellari që thirrej ndryshe “Lani” ishte drejtuesi i këtij rrjeti dhe personi që sigurohej që droga të kalonte e sigurt përtej kufirit.

    Garancia nga toka dhe deti, sipas të penduarit, kishte një “faturë” prej 30 mijë eurosh për çdo ngarkesë.
    Ai ka deklaruar se Duçellari kishte garancinë e zv.Drejtorit të Policisë së Vlorës Ilirjan Balla, si dhe Drejtorit të Kufirit Festim Lelaj. Për të fikur radarët, sipas tij, paguhej 15 mijë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!