×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Radhë për pasaportat në Elbasan, qytetarët “ngjitur” harrojnë Covid-in

    Reporteri
    23 Gusht 2021 | 16:56

    Radhët e gjata dhe kaosi mbizotërojnë pranë zyrës ku aplikohet për dokumentet e reja të identitetit në Elbasan.


    Qytetarët thonë se qëndrojnë me orë në radhë, ku masat e distancimit social kundër përhapjes së koronavirusit janë harruar!

    Më së shumti janë emigrantë që po shfrytëzojnë rikthimin pas kufizimeve të pandemisë për të rinovuar dokumentet.

    “Kemi 1 orë këtu, punojnë me 1 sportel, të ishin 2 të paktën”

    Drejtori i Gjendjes Civile Behar Tashi, thotë se kjo situatë krijohet për shkak se qytetarët I drejtohen zyrave thuajse në një orar.

    “Piku është në 08:00 të mëngjesit deri në 11:00, më pas reduktohet numri i aplikantëve. Pasaporta dhe karta e identitetit shkon ërreth 200 aplikime në ditë.”

    Por veç se për të aplikuar, banorët e Elbasanit përballen me radhë edhe për të tërhequr dokumenet e reja të identitetit edhe pse shërbimi sipas tyre është përmirësuar në krahasim me të shkuarën.

    “Para 10 vitësh ka qenë edhr më keq, por vapa është problem.”

    Fluksi i aplikimeve pritet të vijojë dëri në javën e parë të muajit Shtator, kohë kur fluksi i emigrantëve pritet të përfundojë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!