Kryeministri i Shqipërisë, Edia Rama ka vizituar sot në QSUT, efektivët e plagosur gjatë protestave të këtyre dy ditëve. Rama është ndalur tek polici që në ditën e parë të protestës ka dëmtuar syrin dhe rrezikon shikimin. Ai ka akuzuar protestuesit se janë të paguar.
Në një deklaratë për mediat, Rama pohoi se policit i kanë futur gishtin në sy, ndërsa tha se ai po humb dritën e syve sepse po i shërbente në atë moment popullit, ligjit dhe familjes së vet.
“Jam pranë prindërve, bashkëshortes, ndërkohë që një protestues ka marrë guxim për të nxjerrë syte e policëve të shtetit, tenton t’i fusë gishtat në sy familjeve dhe shoqërisë shqiptare. Kush del në protestë ka të drejtën që të manifestojë indinjatën për një akt që i ka indinjuar të gjithë, por nuk ka të drejtë t’i preki një fije floku askujt tjetër. Policia nuk është lukuni njerëzish të mbledhur me lekë dhe të nxitur nga Presidenti, që akoma nuk është kujtuar t’i thotë një fjalë asaj familjeje, për efektivin e policisë dhe inkurajon lukuninë dhe e vë gishtin mbi policinë”, tha Rama
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.