×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama apel të fortë qytetarëve: Respektoni masat që të shmangim mbylljen

    Reporteri
    24 Nëntor 2020 | 11:33

    Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat anti-Covid, për të shmangur një përkeqësim të situatës.


    Rama u shpreh se një mbyllje e dytë do të kishte pasoja të qytetarët, por edhe te ekonomia e vendit.

    “Është absolutisht e domosdoshme që secili prej nesh, çdo qytetar dhe qytetare e këtij vendi të vetëdijësohet që kanë një rol për të luajtur në këto dy drejtimi.

    Së pari për të ruajtur shëndetin e tyre dhe të miqve dhe gjithashtu të japin një kontribut për të ndihmuar në luftën që bëhet në vijnë e zjarrit, ku trajtohen pacientët e prekur me Covid dhe kanë simptoma të rënda. Qoftë edhe për të shmangur një mbyllje, që do të kishte pasoja të padëshirueshme në çdo aspekt, sigurisht edhe në atë ekonomik”, deklaroi Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!