Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me raportimet e sotme në media për hartën që shfaqte Kosovën si pjesë e Serbisë, e që u përdor në një prezantim të organizuar nga Ministria e Turizmit të Shqipërisë.
Në reagimin e tij, Rama tha se asgjë e keqe nuk i erdhi kombit shqiptar nga ajo hartë.
“Kinse patriotët kanë gjetur punë sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigandit spanjoll Melia Group në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova!Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte!”, ka shkruar Rama, përcjell Reporteri.net.
Tutje, kryeministri shqiptar shtoi se kjo konventë nuk është sheshbetejë diplomatike e njohjes së Kosovës nga Spanja.
“Shqipëria s’është Irani ku të ftuarve në konferenca ndërkombëtare u kontrollohen prezantimet dhe as konventa s’ishte sheshbeteja diplomatike për njohjen e Kosovës nga Spanja! E keqja kombit tonë i vjen bash nga ata që merren tërë ditën me kësi luftrash pa lidhje mes shqiptarësh!”, ka shkruar Rama./Reporteri.net./
Postimi i plotë:
Shqipëria s’është Irani ku të ftuarve në konferenca ndërkombëtare u kontrollohen prezantimet dhe as konventa s’ishte sheshbeteja diplomatike për njohjen e Kosovës nga Spanja! E keqja kombit tonë i vjen bash nga ata që merren tërë ditën me kësi luftrash pa lidhje mes shqiptarësh!
— Edi Rama (@ediramaal) April 5, 2023