Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zgjedhur zv.kryeministrin në detyrë, Behgjet Pacolli që t’ua bëjë me dije kosovarëve që të mos e kërkojnë heqjen e tarifës rrugore.
Ai ka thënë se ata që çojnë ndihma i paguajnë edhe 5 euro.
“Tarifa tek rruga është detyrim i të gjithëve dhe ka të bëjë me shërbimin e insfrastrukturës, me sigurinë rrugore dhe me shtetin, tashi në qoftë se vjen me zemër për të dhënë shumë më tepër se sa ato 5 euro, 5 euro nuk janë një diskriminim ato paguhen në të dy anët e kufirit dhe ne edhe ne Kosovë dhe në Shqipëri do të shkojmë drejt rrugëve me pagesë sic i ka gjithë bota. Kjo është e para dhe ato 5 euro janë kontribut i të gjithëve për shtetin vetveten në kuptimin e garancisë së shërbimit . Është e pabesueshme kjo hisotri nuk e kuptoj dot si mund të lidhen këto gjëra” ka thënë Rama.
Me këtë është pajtuar edhe Pacolli duke thënë se pronari i shoqërisë koncesionare Shefqet Kastrati është takspagues i madh.
“Është shumë banale të diskutohet për atë, ai ndërmarrësi është kontribuues i madh” ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.