Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e shtabit të emergjencave, ku ishte i pranishëm edhe Komisionierin e BE për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcis kërkoi mbështetje nga ana e tyre.
Rama tha që banorët e strehuar në hotele do të qëndrojnë aty deri për festat e fundvitit, kjo nuk mund të zgjasë shumë pasi në muajin janar do të transferohen në apartamente me qira.
“Ne e dimë që ndërtimi kërkon kohë, projektet e mëdha duan 12-18 muaj. Dy kategori, në zonat e hapura, në Durrës, Lezhë, në zonat urbane strehimi në hotele. Kemi bërë marrëveshje me hotelet. Kemi mijëra në hotele, por kjo nuk mund të zgjasë pafundësisht. Synimi është që të qëndrojnë edhe për festat e fundvitit dhe në janar ti lëviznim nga hotelet në apartamente që do merren me qira nga ne.
Në zonat urale mendojë që është e njëjta si te ju njerëzit janë të lidhur me tokën dhe bagëtinë sepse e kane të lidhur jetën me këtë, nuk ju themi dot të lëvizin për në hotele. Duhen çadra dimri të mos ndjejnë të ftohtin”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.