×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama citon fjalët e profetit: Nëse epidemia vjen aty ku jeni mos lëvizni

    Reporteri
    09 Mars 2020 | 18:35

    Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e lartë të klerit shqiptar ku u ka kërkuar që të mundohen të shmanget tubimet fetare.


    Kryeministri Rama është shprehur se duhet të thyhen disa gjëra, si përqafimet e besimtarëve dhënia e duarve, puthja e dorës, qëndrimi pak më larg nga njëri tjetri në momentin e faljes etj.

    Rama është shprehur edhe një herë që nuk duhet pasur frikë, por duhet me treguar kujdes.

    Gjatë bashkëbisedimit, Rama ka cituar fjalët e profetit, i cili thotë që “Mos shkoni atje ku ka epidemi, por nëse epidemia vjen aty ku jeni mos lëvizni”.

    “Gjëja më e thjeshtë, më e saktë, më e bukur që mund të lexosh për të marrë ato këshillat për epideminë janë fjalët e profetit: Mos shkoni atje ku ka epidemi, por nëse epidemia vjen aty ku jeni mos lëvizni. Është thelbi. Realisht gjërat që njerëzit duhet t bëjnë është që kush ka ardhur nga zonat e prekura duhet të vetëkarantinohet, mund të mos ketë asnjë shenjë por duhet të rrijë 2 javë. Kush nuk ka shenja nuk ka nevojë të karantinohet sepse nuk është e thënë që të ketë korona. Gjëja që duhet përsëritur është që më të kërcënuarit janë të mëshuarit dhe të sëmurët”, ka deklaruar Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!