×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama do takojë Vuqiçin dhe Kovaçevskin në Tiranë

    Reporteri
    09 Korrik 2022 | 22:09

    Kryeministri Edi Rama, homologu i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç mbajtën të premten një takim online në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur”.

    Ata u dakordësuan për t’u takuar në Tiranë, në mes të muajit, për të folur mbi zgjerimin e bashkëpunimit në fushat e energjisë, sigurisë ushqimore dhe financave, shkruan euronews.

    Rama, Kovaçevski dhe Vuçiç gjithashtu u pajtuan për krijimin e grupeve të punës të cilat do t’i përgjigjen përballimit të krizave.

    Kujtojmë se Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që vazhdon të jetë kategorikisht kundër nismës “Ballkani i Hapur”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!