Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë një intervistë për një media italaine, në lidhje me ardhjen e refugjatëve në Shqipëri.
Teksa ka theksuar qëndrimin e tij se mirëpritjen e njerëzve në nevojë na i imponon historia, kreu i qeverisë thotë se Shqipëria do të mirëpresë rreth 2-3 mijë afganë.
“Historia jonë na e imponon këtë gjë”, ka thënë Rama. E kemi jetuar luftën dhe kujtesën e saj e kemi të freskët. Nëse Evropa është e dyzuar edhe për Afganistanin, është sepse s’e mbajnë mend historinë”, thotë Rama.
Më tej ai thekson: “Nuk i jap leksione askujt. Aq më pak Italisë, ndaj së cilës jam shumë i lidhur. Por, po them se pritja e refugjatëve është detyrim i yni. Unë mbaj mend Millosheviçin, mbaj mend luftën, refugjatët, vdekjen torturat. Ishim ne afganët dikur, për ju italianët”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.