×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama drejtuar qytetarëve që “nuk e duan”: Kur dal unë në TV, çojeni te sporti, ose te “Përputhen”

    Reporteri
    26 Mars 2021 | 19:51

    Kryeministri Edi Rama ka çelur ditën e sotme fushatën e tij në Qarkun e Durrësit, ku kandidon edhe vetë i teti në listë.


    Në fjalën e mbajtur këtë pasdite, Rama i është referuar taksës së sheshtë si një taksë të rrezikshme për ata që punojnë dhe ata që fitojnë pak, dhe ka adresuar edhe qytetarët që “nuk e duan”, duke thënë se nëse nuk e durojnë mund të zgjedhin programacion tjetër në televizion, por kurrsesi nuk duhet të rrezikojnë pagën e tyre, që do të ulej, sipas kryeministrit, në rast se plani fiskal i opozitës do të zbatohej.

    “Do heqim takën mbi pagën që janë 63% e shqiptarëve, pra s’do ketë taksë. E për ça do shkojë një qytetar ta votojë (Bashën) që të marri taksën e sheshtë. Ndërkohë që taksa e sheshtë është më keq se taksa që ka sot minimale mbi pagën. Çfarë logjike ka kjo dhe çfarë prakticiteti është ky. S’e do Edi Ramën, po punë e madhe fort, pagën tënde e do, po. Në shtëpi do që të çosh më shumë apo më pak. Nëse do që në shtëpi të çosh më shumë dhe këtë e ke të sigurtë me Edi Ramën që s’e do. Me Edi Ramën që s’e do e ke kollaj fare, kaloje televizorin te sporti kur del Rama, ose të telenovelat turke, ose shko te ajo përputhemi, përputhu edhe vetë atje, por ti mos rreziko pagën tënde meqë nuk do Edi Ramën. Kjo është shumë e thjeshtë.”­- ka thënë Rama mes të tjerash.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!