×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama flet për atentatin: Prokurori Arjan Ndoj i implikuar në ngjarjen kriminale

    Reporteri
    05 Nëntor 2019 | 14:49

    Kryeministri Edi Rama e quan punë të shkëlqyer zbardhjen nga policia të ngjarjes kriminale, ku sipas tij është I implikuar dhe prokurori Arjan Ndoj.


    Për herë të parë sot, Rama komenton atentatin e ndodhur më 1 nëntor.

    “Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit” shkruan Rama në Twitter.

    Rama paralajmëron se brenda muajit do të ketë ligj special.

    “Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda dhe masat speciale kundër KÇK-së. Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu #DerinëFund #ZeroTolerancë”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!