×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama habit me veprimin e tij në Bratislavë: Me këmbët mbi tavolinë jep urdhra për stafin

    Reporteri
    06 Dhjetor 2019 | 12:56

    Kryeministri shqiptar Edi Rama ka udhëtuar drejt kryeqytetit të Sllovakisë, Bratislavës, ku Shqipëria do të marrë sot presidencën e OSBE-së.


    Në pritje të marrjes së kryesisë së OSBE-së nga Shqipëria, Kryeministri Edi Rama është shfaqur mjaft i relaksuar në zyrë.

    Ai madje ka bërë edhe një veprim të habitshëm në videon “live” që e ka transmetuar në llogarinë e tij në Facebook, shkruan Reporteri.net.

    Aty shihet se Rama ka vendosur të dyja këmbët mbi tavolinë, ndërsa shërbehet me kek dhe kafe.

    Ndër të tjera Rama, aty shihet teksa iu jep udhëzimet e fundit stafit të tij, gjersa në momentin kur i vije kafeje largon këmbët nga tavolina. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!