Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kongresin e Partive Socialiste Evropiane në Berlin u ndal edhe tek largimi i të rinjve jashtë vendit, duke e akuzuar Bashkimin Evropian për standard të dyfishtë.
Rama nënvizoi se po Bashkimi Evropian po merr nga vendet e varfra vetëm njerëz të kualifikuar, por sipas tij nuk mund të funksionojë vetëm në këtë formë.
“Ka gjëra që janë të tmerrshme vërtet, pasi ne nuk jemi të pasur, por në njërin krah po shohim të rinjtë tanë të largohen sepse nuk po i jepet mundësia të kenë të njëjtin akses si sistemi arsimor i lartë evropian. Por nga ana tjetër shohim që ata që janë kualifikuar në Shqipëri, kërkohen të merren nga vendet e pasura. Ky është tregu, unë e kuptoj por kjo duhet të ketë balanca në një formë, një solidaritet pasi vendi ynë duhet të marrë diçka në këmbim. Ne i ndihmojmë gjermanët nëse nuk kanë më të rinj të punojnë si infermier apo doktor. Por ne duhet të ndihmohemi gjithashtu, s’mund të funksionoj vetëm në një formë”, tha Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.