Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kërkesës së protestuesve, që kërkojn largimin e Ardi Veliut nga drejtimi i Policisë së Shtetit, pas vrasjes së të riut Klodian Rasha.
Në një konferencë për shtyp, Rama u tregua i prerë, ku tha se Ardi Veliu nuk ikën edhe sikur të ishin “500 mijë veta që kërkonin largimin e tij”.
Sipas Ramës, e drejta për të protestuar është “e pacenueshme”, pro shton se protestuesit nuk kanë gjithnjë të drejtë.
“E drejta e protestës është e pacenueshme,por kjo nuk do të thotë që protestuesit kanë gjithmonë të drejtë. Kur nuk kanë të drejt, nuk kanë. Si mund të vihet në diskutim, që jo këta, por sikur të ishin 500 mijë veta, të kërkojnë tani të iki dhe drejtori i policisë. Nuk vendoset në rrugë se kush ikën e kush vjen,vendoset në bazë të çfarë është e drejtë dhe ishte e drejtë që qeveria të kërkonte ndjesë, jo se kishte gisht në tragjedinë që ndodhi, por sepse djalin 25-vjeçar e mbajti arma e shtetit. Ishte e drejtë që Ministri i Brendshëm të këmbëngulte që duhej të largohej, jo se kishte përgjegjësi,as diskete as indirekt në ngjarje, pro sepse ishte e drejtë që mesazhi i pjesëmarrjes në dhimbjen e asaj familje të mos ishte vetëm me fjalë”, tha Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.