Marrëveshja e firmosur më 5 qershor me ndërmjetësimin e ambasadorëve do të jetë e fundit për kryeministrin Edi Rama.
I pranishëm paraditen e sotme në tryezën e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian e quajti rast “flagrant” negociatat ditë e natë në ambientet e ambasadës amerikane.
Deklarata e Ramës:
Në fund të ditës ne mund të bëjmë një rrotullim 360 gradë të vështrimit tonë dhe mund të gjejmë plot arsye për të thënë e bardhë e zezë, por askush nga ne nuk i shmanget dot vrimës së zezë që kemi sot e gjithë ditën në këtë hapësirë.
Jemi realisht pa shok, të pashoqë në një paaftësi kronike për të dialoguar mes vedi për të mirëkuptuar mesvedi e gjetur mes vedi zgjidhje për ato cështje që rëndom janë krijuar nga sebepe të natyrës politike, sebepe që nuk e konkurojnë dot për asnjë rast madhësinë e peshën e një qëllimi që fatmirësisht këtu në Shqipëri e ndajnë të gjitha forcat politike e shoqërore.
Fatmirësisht nuk kemi asnjë parti që të predikojë aleancë tjetër nga ajo e BE-së.
Jemi ende të paaftë të komunikojmë shqip shqip me njëri tjetrin, pa përkthyes. Rasti më i fundit që u përshëndet është flagrancë. Jemi mbledhur në një ambasadë, të gjithë përfaqësuesit e forcave më të mëdha politike të vendit të mbyllur atje me ditë e me netë për të lënë gjërat siç janë për tu marrë vesh më në fund që nuk do të bëjmë atë që duhet të bënim por të lëmë gjërat sic janë. Por kur e sheh këtë përfundim njeriu mund të mendojë natyrshëm nuk e bënin dot vetë. Pse ishte e nevojshme që për këtë të kërkonim strehë në një ambasadë shumë mike e të rëndësishme në kuvend përse duhet që ndërveprimi dhe komunikimi të zhvillohej në disa gjuhë, tekstet të kalonin në disa përkthime.
Më vjen keq por personalisht mendoj që kjo do të jetë e fundit dhe miqtë tanë, partnerët tanë të pacmueshëm nuk duhet të ndjehen më në këtë pozitë ashtu sikundër dhe populli nuk ka pse të shohë nga dyert e ambasadave për arsye se palët nuk janë në gjëndje të ndajnë çfarë është e ndarë dhe çfarë është e përbashkët. Nuk është sekret që me presidentin kemi çështje të hapura por patjetër që mund të takoheshim tek Presidenti i Republikës, krymyftiu i Tiranës, baba Mondi, mund të shkojmë dhe tek protestantët të gjenim një fushë nga pikëpamja fetare
Nuk mund të bëjmë më dialog e marrëveshje nëpër ambasada, kjo do të jetë e fundit dhe për sa më takon mua kjo është e fundit.