×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama: Infektime dhe viktima nën mesataren e rajonit, spitalet asgjë mangut nga Europa

    Reporteri
    16 Nëntor 2020 | 18:02

    Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Facebook, u shpreh se infektimet në vendin tonë dhe viktimat nga Covid-19 janë nën mesataren e rajonit, ndërkohë që spitaleve tona Covid nuk u mungon asgjë nga kudoqoftë tjetër nëpër Europë.


    “Infektime nën mesataren e rajonit. Humbje jete nën mesataren e rajonit. Spitalet Covid asgjë mangut nga kudoqoftë tjetër nëpër Europë. Mjekë e infermierë të palodhur. Qeveri në krye të detyrës. #MbaniMaskën #RuaniDistancat #MbrohuniNgaDizinformimi. Me BESIM dhe DURIM do ta kalojmë edhe këtë sprovë të jashtëzakonshme #sëBashku”, lexohet në postimin e Ramës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!