Kryeministri Edi Rama sa herë që i jepet mundësia replikon me qytetarët në rrjetet sociale, madje shpesh herë edhe përplaset me ta.
Në një video të publikuar nga kreu i qeverisë dje në ‘Facebook’ në lidhje me inaugurimin e një resorti të ri në vend, lumë komentesh u nisën në adresë të Ramës.
Mes shumë komentesh, dikush akuzonte se të gjithë politikanët vidhnin, ndërsa në këtë rast nuk vonoi përgjigja e kryeministrit.
Ky i fundit nuk i kurseu ironitë duke shtuar se: “Ti me merr te keqen mua se unë s’jam politikan ashtu si kujton ti dhe nuk jetoj per te mbushur xhepat me leke, po per te mbushur jeten me kuptim, me emocion, me vepra, me endrra e me kujtime!”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.