×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    Rama mbyll Havana’n, resortin e famshëm në Dhërmi

    Reporteri
    09 Gusht 2019 | 11:02

    Resorti i famshëm “Havana” në Dhërmi është mbyllur. Lajmi  për këtë është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama.


    Kreu i qeverisë shqiptare ka thënë se mbyllja është bërë për shkak të mosrespektimit të ligjit, shkruan Reporteri.net.

    Rama përmes një postimi në Facebook ka ironizuar duke thënë se shkeljen e pagoi si “frëngu pulën”.

    Postimi i plotë:

    “Keqardhje vërtetë për Havanën e famshme të pushimeve joniane

    Hajde merre vesh, si ka mundësi(!), që të bësh një investim të tillë dhe të mos respektosh ligjin, duke mos lëshuar kuponin dhe duke e paguar shkeljen si frëngu pulën. Por mesa duket sa më i madh biznesi, aq më e madhe vështirësia për ta futur në kokë mesazhin Stop Informalitetit.

    Askush s’është mbi ligjin dhe çdokush do goditet me zero tolerancë nëse mban për vete, pjesën e xhiros që i takon konsumatorit dhe shtetit”, shkruan Rama.

    https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10156896053766523?__xts__%5B0%5D=68.ARAtDGwplca22fXMK_aTT77q09Xdo0u1Zx_-MbwWDnEX111pCsY1EuJIKepCWmdLPFX3seLPiXK2UWOkwszzLsc533jrSwrABxR4k0awK1rb9rMiBQXV87jXRAroHm6BZUA-tbds51BZTZ0S1p4etCX3eQ-_DWy5DUcsyQ2arBJDorHRm-BDH_AFUUe4WXnxJ_Be5UnaqmRcNWLkXY5ScdE8kCGFHGyVaUNengkChsphhTZ7hk3KIY74KRqAtjAGmyD6QR4mNnvPfNgOCHII5f3S8g3yuNVHlddz_Pi1H0NMq1duILItO90H4Kdl0xoTDtS44ORSZQsvM-zXRRyA&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!