×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Rama më akuzonte si kukull e Berishës, ai si peng të Ramës”, Basha i prerë: S’ka për të pasur kurrë Kuvend

    Reporteri
    22 Shtator 2021 | 11:59

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një komunikim me mediat ka hedhur poshtë akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ato të kryeministrit Edi Rama, për pazare.


    Ai tha se nuk është ‘kukull’ e Sali Berishës apo dhe se nuk është ‘peng’ i Ramës.

    “Për 8 vite me radhë Edi Rama më ka akuzuar për ‘kukull’ të Sali Berishës. Dje Sali Berisha më ka akuzuar për ‘peng të Edi Ramës’. E para gënjeshtër, e dyta s’do të ndodhë kurrë. Të dyja janë dy anë të të njëjtës medalje. PD po ecën përpara. Do i prijë betejës popullore dhe kthimit të vendit në shinat e demokracisë që sigurojnë një jetë të mirë për çdo shqiptar. Ky është misioni i çdo demokrati dhe misioni im. Do t’i qëndrojë me përkushtim deri në fund. Sa u përket pretendimeve për referendume dhe kuvende, kuvend të Partisë Demokratike për të marrë nën shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur. Objektivat tona janë përballja me Edi Ramën dhe regjimin e tij dhe e gjithë energjia jonë është e fokusuar këtu. Nuk ka për të patur kuvend të Partisë Demokratike që shqyrton vendimet e qeverisë Amerikane. ”, tha Basha.

    I pyetur nga gazetarët pse nuk i bën publike faktet që ka për Sali Berishën kreu demokrat nuk ju përgjigj pyetjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!