Kryeministri Edi Rama është takuar me gazetaren e BBC Yalda Hakim, e cila u bë e njohur për ndihmën që u dha vajzave afgane për t’i shpëtuar nga talibanët.
Kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se është një nder të punosh me njerëz të tillë që ndihmojnë për të nxjerrë nga ferri fëmijët, gratë dhe burrat afganë dhe për t’i berë të ndihen si në shtëpinë e tyre në Shqipëri.
“Një nder të punosh krah për krah Yalda Hakim dhe njerëz të tjerë të mëdhenj për të nxjerrë nga ferri fëmijë, gra dhe burra dhe për t’i bërë ata të ndihen si në shtëpi në Shqipëri. Pasi t’i strehojmë ata duhet t’u ofrojmë atyre një jetë të re. Për ata, për ne, për fëmijët tanë”, shkruan Rama.
Gazetarja dhe prezantuesja e njohur e BBC World News, Yalda Hakim, nxori nga Afganistani i pushtuar nga kaosi disa javë më parë, 59 studentë nga American University of Kabul, bashkë me disa gazetarë, komedianë dhe prezantues radiofonik.
Fondacioni që ajo drejton “The Yalda Hakim Foundation” është dhe fondacioni që bëri të mundur shpëtimin e 59 studentëve nga American University of Kabul.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.