×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama në drekën e Krishtlindjeve në familjen që jeton në çadër, batuta me kryefamiljarin

    Reporteri
    25 Dhjetor 2019 | 13:32

    Dreka e Krishtlindjeve ka gjetur në çadër familjen me 6 anëtarë në Gjorm të Laçit ndërsa kushtet nuk e kanë penguar të vënë dekoret dhe pemën e festave të fundvitit.


    Të vendosur në çadër që prej tërmetit të 26 Nëntorit, ata janë vizituar ditën e sotme nga kreu i qeverisë Edi Rama i cili i ka dhënë edhe lajmin e mirë se shtëpia e tij është mes 500 apartamenteve që do të ndërtohen nga shteti turk.

    Rama i prezantoi edhe projektin e 500 shtëpive të cilat siç ai tha, do e bëjnë Laçin një qytet model.

    Teksa ka vizituar këtë familje, Rama ka shkëmbyer edhe disa batuta me kryefamiljarin.

    Rama: U goditët keq.

    Kryefamiljari: Na goditi

    Rama: Sa më pëlqën që i shërben grave

    Kryefamiljari: Sa të jesh ti, se kur të ikësh ti

    Kryefamiljari: Në daç, ma bëni shtëpinë, në daç jo, mua më ka rënë telebingo se më ka ardhur kryeministri në shtëpi, se shtëpinë ma ka prish Zoti, jo ti. Mua më kanë respektuar këta të bashkisë, nuk ia humb kot.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!