Kryeministri Edi Rama ka folur sot për lehtësim të masave anti-covid, teksa bëri sërish apel për kujdes.
Teksa ka parë nga afër procesin e vaksinimit të punonjësve të transportit urban, Rama tha se jemi në një situatë optimale, por se ende nuk mund të parashikohet dalja nga tuneli. Ai tha se nesër komiteti do të dalë me plan të ri.
“Ajo që unë mund të shtoj është se jemi në një situatë optimale në raport me strategjinë dhe planin e veprimit, por është shumë-shumë e rëndësishme që të mos harrojmë se sidoqoftë nuk kemi parashikueshmëri të plotë 100% lidhur me rrugën drejt daljes përfundimtare nga ky tunel dhe për këtë arsye duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm.
Nesër komiteti do dalë me planin e ri, me lehtësim të mëtejshëm të masave dhe ambicia jonë për të pasur një sezon turistik shumë më të lehtësuar se sa ai i vitet të kaluar besoj se do të përmbushet”, deklaroi Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.