Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është deklaruar në Washington për shpalljen e ish-kryeministrit Sali Berisha, “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rama para gazetarëve tha se ky vendim është 100 për qind meritë e Berishës.
“Shpallja ‘non grata’ e Berishës është meritë 100% e Berishës. SHBA thjesht e kanë konfirmuar me vendimin e tyre për të gjitha arsyet që e kanë shpallur ‘non grata’. Të thuash që mund të influencohet nga faktorë të jashtëm për vendime të kësaj natyre është të akuzosh se SHBA janë shtet pa dinjitet, pa seriozitet. Kjo është diçka jashtë realitetit dhe mendime që merren me procese të mirë përcaktuara. Nëse SHBA do të merreshin me këto gjëra do ishin peng i diktaturave por kjo nuk ka ndodhur dhe nuk ka si të ndodhë se SHBA kanë tjetër themel”, ka thënë ai, raporton TCH.
Rama është duke qëndruar në SHBA, ku është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunimin në Këshillin e Sigurisë, për marrëdhënie bilaterale me rajonin dhe ecurinë e reformave në Shqipëri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.