Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se nga sot ka nisur zbatimi i plotë i marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e kontributeve shoqërore, shkruan Reporteri.net.
Rama ka thënë se kjo marrëveshje sjellë një lehtësi të madhe të mijëra qytetarëve shqiptarë, po edhe të mijëra italianëve që kanë punuar në të dy vendet, të cilëve u njihet plotësisht çdo vit pensioni jashtë atdheut
“Nga sot nisi zbatimi i plotë i marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e kontributeve shoqërore, duke sjellë një lehtësi të madhe të mijëra qytetarëve shqiptarë, po edhe të mijëra italianëve që kanë punuar në të dy vendet, të cilëve u njihet plotësisht çdo vit pensioni jashtë atdheut😍 Nderim dhe respekt për mundin e kontributin e tyre🙏”, ka shkruar Rama.
Marrëveshja e Shqipërisë me Italinë për pensionet, çfarë përfitojnë emigrantët
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.