×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    Rama nxjerr foton e Lleshajt me Alvinin: Po kthehet në shtëpi

    Reporteri
    07 Nëntor 2019 | 11:56

    “Alvin po kthehet në shtëpi”. Kështu shkruan kryeministri Edi Rama duke dhënë detaje për operacionin e shpëtimit të 11-vjeçarit Alvin Berisha nga kampi Al Hol i luftëtarëve të ISIS.


    Rama ka publikuar dhe një foto të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj me Alvinin e vogël.

    “ALVINI PO KTHEHET NË SHTËPI?
    Pas një jave në kufirin sirian, së bashku me një skuadër speciale të policisë sonë dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët italianë, ministri ynë i brendshëm po përcjell në këtë moment Alvinin në ambasadën italiane në Bejrut, prej ku vogëlushi shqiptar do të pajiset me dokumentet e nevojshme e do të fluturojë drejt babait në Romë?
    Një falënderim i veçantë për kryeministrin Giuseppe Conte, i cili u angazhua personalisht në ndjekjen e operacionit për palën italiane?????
    Faleminderit edhe dy organizatave humanitare që u bënë pjesë jetike e këtij operacioni tejet kompleks e të rrezikshëm, pa harruar konsullin e nderit të Shqipërisë në Liban, që luajti një rol të pazëvendësueshëm?
    Por për ne, përpjekja nuk mbyllet këtu, sepse fëmijë e gra nga Shqipëria vazhdojnë të jenë peng në kampin-burg prej ku arritëm të nxjerrim Alvinin…”, shkruan Rama.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!