Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar vaksinim të detyrueshëm për studentët.
Sipas Ramës, duke parë rritjen e infektimeve për shkak të variantit “Delta” të koronavirusit, mund të ketë në vijim vaksinim të detyrueshëm për studentët dhe personat që futen në auditorë.
Rama ka thënë se do bazohen edhe me veprimet që po ndërmarrin shtet të ndryshme të botës lidhur me vaksinimin.
Po ashtu Rama paralajmëroi se edhe pedagogët do e kenë të detyruara vaksinimin.
Edi Rama: Bëhet fjalë për të kufizuar këtë dritare kohe. E dyta është me rëndësi dhe duhet të komunikojmë me rektoratin mund të vijë momentin duke pas parasysh se çfarë po ndodh dhe rritjen e numrave. Duke pasur parasysh variantin e ri Delta. Mund të vijë momenti që studentët, që hyjnë në auditorë të jetë i detyrueshëm. Duhet të aplikohet vijimësisht që në mënyrë që nëse vjen momenti të mos ketë dua apo nuk dua. Sepse të gjithë ata është përgjegjësi. Së të tjerët nuk mund ti marrin në qafë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.