Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe njëherë thirrje drejtuar naftëtarëve të uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh që të ndërpresin grevë në mënyrë që të dialogojnë.
Kreu i qeverisë shtoi se negociata me presione nuk ka dhe shtoi se është i gatshëm të shkojë menjëherë te naftëtarët sapo të marrin këtë vendim.
“Unë jo vetëm nuk po hesht por po përsëris çdo ditë: Ndalni grevën dhe ulemi diskutojmë për hallin tuaj! Nuk ka negociata me presione e me ultimatume në një familje, po ka qarje halli me logjikë e me zemër të hapur! E thjeshtë:Dilni nga greva dhe do vij unë vetë tek ju menjëherë”, shkruan Rama.
Naftëtarët e Ballshit prej ditësh kanë ndërmarrë formën më ekstreme të protestës, atë të grevës së urisë për rrogat e prapambetura që shkojnë deri në 20 muaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.