Kryeministri Edi Rama ka prezantuar mëngjesin e sotëm portalin kombëtar të punësimit, ndërsa shprehet se kjo është një risi digjitale të cilën e konsideron si vendtakimi mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve.
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar mëngjesin e sotëm Portalin Kombëtar të Punësimit, ndërsa shprehet se kjo është një risi digjitale të cilën e konsideron si vendtakimi mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve.
“Mirëmëngjes dhe me risinë tjetër digjitale, Portalin Kombëtar të Punësimit, vendtakimi mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve, ju uroj një ditë të mbarë. ***për punë të denjë dhe të ardhme të sigurtë, kliko në http://www.puna.gov.al/”, tha Rama.
Një mundësi tjetër punësimi që është shpalosur së fundmi nga Rama është edhe platforma “Gati për Shqipërinë”. Përmes kësaj platforme u jepet mundësia të rinjve që kanë përfunduar studimet me rezultate të larta, në mënyrë që të shpalosin projekte dhe ide për mandatin e 3, veçanërisht në disa sektorë të shpallur prioritet nga qeveria, siç janë dixhitalizimi dhe modernizimi i shërbimeve. Deri më tani qindra të rinj i janë bashkuar tashmë nismës ‘Gati për Shqipërinë’, dhe janë zhvilluar disa takime mes tyre dhe Ranës deri më tani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.