×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama publikon foto me Ali Ahmetin dhe e quan vëlla, injoron Albin Kurtin

    Reporteri
    02 Korrik 2021 | 12:10

    Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, në rrjetin social Facebook ka publikuar fotografi me kryetarin e  Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, të cilin e ka quajtur vëlla, por ka injoruar krejtësisht kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.


    “Ohër – Prespa Forum Dialogue #Vëllezër”, ka shkruar Rama në përshkrimin e fotografive ku shihen ai dhe Ahmeti të përqafuar me njëri-tjetrin, shkruan Reporteri.net.

    Por Rama ka injoruar krejtësisht takimin që pati me Kurtin në ditën e dytë të Konferencës së Parë Ndërkombëtare në “Forumin e Prespës për Dialog”, duke mos e përmendur fare në postim.

    Kurti pra pak më parë u takua me Ramën dhe Ahmetin.

    Kujtojmë se në këtë forum do të diskutohen temat që kanë të bëjnë me lidhjet transatlantike dhe kthimit të sinergjisë në mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së në Ballkanin Perëndimor.

    “Rivendosja e sinergjisë në mes BE-SHBA drejtë Ballkanit Perëndimor” është titulli i panelit, i cili do të hapet nga presidenti Stevo Pendarovski, pasuar nga fjalimet nga presidentët e Malit të Zi dhe Sllovenisë, Milo Gjukanoviq dhe Borut Pahor, ndihmëssekretari i Shtetit të SHBA-së për Evropën dhe Euroazia Filip Riker, komisionari i BE-së Johanes Hanl.

    Në këtë panel merr pjesë kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Shqipërisë Edi Rama, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq . Një ditë më parë kryeministri Zoran Zaev ka takuar ish-kryeministrin grek dhe kryetarin e partisë “Siriza”, Aleksis Cipras.

    Zaevi dhe Ciprasi janë pajtuar se tre vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, për çdo ditë vijnë përfitimet nga zgjidhja e kontestit prej tri dekadave me të cilën u vendosën miqësia strategjike mes RMV-së dhe Greqisë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!