×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama publikon pamje nga Thumana që u shkatërrua nga tërmeti, nuk do u besoni syve

    Reporteri
    13 Korrik 2021 | 17:55

    Me kolonën zanore të Tina Turner “Simply the best”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamjet nga Thumana, e cila u godit rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Në një postim video në Facebook kreu i qeverisë thotë se ajo do të shndërrohet në një qytezë të re brenda 4 muajsh.


    “Brenda 4 muajsh do të jetë shndërruar në një qytezë të re, me 278 apartamente në 14 pallate, 155 banesa individuale, infrastrukturë moderne, shëtitore, terrene sportive, hapësira të gjelbërta, si dhe shkollën e kopshtin “Ramazan Jangozi”, por edhe qendër komunitare në shërbim të banorëve”.

    Rama njofton gjithashtu se në tetor do të fillojë akomodimi i familjeve në banesat e reja, ndërsa në fund të vitit përfundon e gjithë zona.

    “Punimet kanë ecur me ritme rekord e në tetor do të fillojë akomodimi i familjeve në banesat e reja, ndërsa në fund të vitit përfundon i gjithë siti, përfshirë objektet publike për të cilat po punohet paralelisht nga Bashkia, e ku do të përqendrohen Njësia Administrative, Qendra Shëndetësore dhe një pjesë e mirë e shërbimeve publike për qytetarët”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!