×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama reagon pas arrestimit të Tushes: S’do të ketë mbrojtje nga PS

    Reporteri
    06 Korrik 2021 | 12:09

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe.


    Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se askush nuk është mbi drejtësinë, dhe cilido I akuzuar nga drejtësia nuk do të ketë mbështetje nga PS.

    “Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre! PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve.

    Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak. “-shkruan Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!