Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Bullgari është pyetur për njohjen e Kosovës nga Serbia, ku është shprehur se kjo duhet të kishte ndodhur shumë kohë më parë.
“Duhet ta kishte njohur Kosovën shumë kohë më parë. Çdo ditë që kalon është një ditë më tepër që vonon atë që është gjëja e duhur për t’u bërë. Njohja e ndërsjellët do të vijë më herët sesa vonë”, tha Rama.
Për sa i përket konfliktit Bullgari – Maqedoni e Veriut, Rama tha se Shqipëria nuk do të ndërhyjë, pasi të dy shtetet duhet ta zgjidhin me njëra tjetrën.
“Qëndrimi ynë si Shqipëri, është qëndrim për të cilin askush nuk duhet të na ketë zili. Gjendemi mes dy miqve, por gjërat janë këto që kanë, dhe procesi është i ndërtuar në mënyrë të tillë që duhet respektuar ashtu siç është. Jemi duke shpresuar dhe mbështetur faktin që të dyja të flasin dhe ta zgjidhin midis tyre. Nëse është nevoja, jemi gati të ndihmojmë, por ndihma jonë është të vazhdojmë të themi “ju lutem flisni”. Këto çështje mund të bëhen gjithmonë e më të ndërlikuara. BE po bën përpjekje të jashtëzakonshme, por në fund u takon bullgarëve dhe maqedonasve që të dalin së bashku nga kjo situatë. S’kam asnjë qëndrim për të mbajtur sepse thjesht do ta ndërlikoja më shumë”, u shpreh kryeministri shqiptar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.