×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama: Shengeni Rajonal domosdoshmëri për të ardhmen e ekonomive tona

    Reporteri
    23 Qershor 2021 | 18:49

    Në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri Edi Rama foli edhe për Minishengenin Rajonal.


    Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Minishengeni Rajonal nuk është një alternativë e krijuar nga Bashkimi Evropian, por sipas tij është një domosdoshmëri për të ardhmen e ekonomive , të ardhmen e fëmijëve si edhe të realizimit të paqes në këto shtete.

    Më tej ai u shpreh se është e pamundur që të duash të bëhesh pjesë e BE dhe nga ana tjetër vendet të qëndrojnë kundër njëri-tjetrit.

    Ndërsa theksoi se për aq kohë se kërkohet integrimi në BE, sipas tij duhet domosdoshmëri që të merren me lëvizjen e lirë brenda përbrenda rajonit.

    “Shengeni Rajonal siç e quaj unë nuk është alternativë e BE, po domosdoshmëri për të ardhmen e ekonomive tona, e fëmijëve tanë dhe e paqes së sigurt në këtë zonë. Kush ngatërron Shengenin Rajonal, pra zbatimin e 4 lirive të BE me një alternative të vetë BE-së, ose nuk kupton ose nuk do të kuptojë. Është absurde të mendosh se duke qenë se ne të gjithë duam të jemi pjesë e BE të qëndrojmë me kurriz ndaj njëri-tjetrit.

    Është absurde të mendosh se duke qenë se duam të bëhemi shtete anëtare të BE atëherë nuk duhet të merremi me lëvizjen e lirë brenda përbrenda rajonit tonë.

    Për ata që nuk kuptojnë do të vazhdojmë të shpjegojmë ndërsa për ata që nuk duan të kuptojnë do t’i lëmë në botën e tyre”, tha Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!