×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama shkarkon Bledi Çuçin si ministër i Brendshëm, e zëvendëson Taulant Balla

    Reporteri
    08 Korrik 2023 | 20:22

    Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra si ministër i Brendshëm Bledi Çuçin dhe Taulant Balla do të jetë emri që do e zëvendësojë.

    Me anë të një postimi në Twitter, Rama njofton se propozimet do ia dorëzojë Presidentit të Republikës ditën e hënë.

    Kryeministri falenderon Çuçin për punën korrekte dhe uron që Balla të vijojë përpjekjen për reforma shtet-ndërtuese

    REAGIMI:

    Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese në çdo drejtim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!