×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama shpreh ngushëllimet për vdekjen e Gerti Bogdanit

    Reporteri
    18 Shtator 2024 | 15:41
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas vdekjes së ish-deputetit, Gert Bogdani

    Përmes një postimi në Facebook, kryeministri ka shprehur keqardhje, njëherit ka ngushëlluar bashkëshorten e familjen e tashmë të ndjerit, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme nga jeta dhe ngushëllime bashkëshortes e familjes Bogdani”, ka shkruar Rama.

    Ka vdekur sot në moshën 44-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.

    Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

    Po ashtu, Policia ka reaguar me njoftim zyrtar për vdekjen e tij.

    Sipas tyre, ai është transportuar për në spital për ndihmë mjekësore, megjithatë ka ndërruar jetë.

    “Më datë 18.09.2024, rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është gjetur pa ndjenja shtetasi G. B., 45 vjeç. Ky shtetas është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë”, thuhej në reagimin e Policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!