×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama: Shqipëria – destinacion interesi për emrat më të mëdhenj në tregun e energjisë

    Reporteri
    21 Qershor 2021 | 15:00

    Kryeministri Edi Rama njoftoi se Shqipëria do të jetë një alternativë më shumë për prodhimin e energjisë, duke shfrytëzuar një tjetër burim, siç është era.


    “Prej sot, shpallim ankandin për ngritjen e parqeve eolike. Disa vite më parë, kjo do të ishte e pamundur të imagjinohej. E gjithë kjo rrugë transformimi dhe kjo qasje për të ndërtuar mirë dhe në mënyrë të besueshme nga pikëpamja e procesit, si dhe sukseset e pamohueshme të ankandeve të mëparshme, e kanë bërë Shqipërinë destinacion interesi për emrat më të mëdhenj në tregun global të energjisë”, tha Rama.

    “Para disa vitesh ishte e pamundur të imagjinoheshin kompani prestigjioze që merrnin pjesë në ankande në vendin tonë, sot është një diçka rutinë. Mendoj se i kemi vendosur bazat dhe po vijojmë të ngjitemi drejt asaj maje ku shqiptarët meritojnë”, shtoi kryeministri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!