Pasi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se opozita e bashkuar propozonte lista të hapura 100%, por ruajtje të koalicioneve, ka reaguar kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë shkruan se është pozitiv gjysëm hapi për hapjen e listave, por sipas tij si e sa do hapen nga jo më pak se 75% në 100% kjo i takon diskutimeve pas 30 korrikut.
Me një postim në Twitter, kryeministri shkruan se deri atëherë ka rëndësi hapja e sotme e LBPD për listat, çka vetëm votimi 30 korriku e garanton.
“Pozitiv gjysëm hapi i LBPD për hapjen e listave, që është thelbi i risive kushtetuese! Si e sa do hapen nga jo më pak se 75% në 100% kjo i takon diskutimeve pas 30 korrikut! Deri në 30 korrik ka rëndësi hapja e sotme e LBPD për listat, çka vetëm votimi 30 korriku e garanton?”, shkruan Rama.
Sa i takon koalicioneve, Rama shkruan se ato nuk do të ndalohen, thjesht do të standardizohen si kudo në Europë.
“Sa për koalicionet parazgjedhore ato nuk do të ndalohen, thjesht do të standardizohen si kudo në Europë, po edhe kjo do të shkruhet e votohet pas 30 korrikut, kështu që për sot i vetmi ndryshim është hapja e LBPD ndaj risisë kushtetuese që do të sjellim në 30 korrik! Mjaft pozitive!”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.