Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka njoftuar se shumë shpejt do të ketë një ligj të ri që do të luftojë dhunën ndaj grave.
Deklaratën e ka bërë në Forumin e dytë Rajonal me temë “Fund dhunës ndaj grave në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi”.
“Duke theksuar faktin që Shqipëria për fat të keq ende është në një fazë ku qytetari nuk mund ta bëjë gjumin e qetë, procesi i vetting-ut ka bërë hapa para. E ndërkohë, ka vijuar kryeministri, sistemi i drejtësisë ka penalizuar gratë e dhunuara, pasi prokurorët dhe gjyqtarët vijojnë senacat sikur të jenë të fundit, duke favorizuar burrat dhe kjo është e turpshme” tha Rama.
Shumë shpejt, tha ai, do të propozojmë një ligj të ri, për të shtuar masat dhe vënë para drejtësisë dhunuesin, të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi për çdo gjë që bëjnë. /TCH/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.