×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama takohet me Hillary Clinton në Mynih: Me miken e madhe të Shqipërisë dhe Kosovës

    Reporteri
    17 Shkurt 2024 | 20:10

    Kryeministri  shqiptar Edi Rama, në Konferencën e Sigurisë në Mynih është takuar me ish-sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton.

    Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa foto nga takimi mes tyre, ndërsa shkruante “me miken e madhe të Shqipërisë dhe Kosovës, Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton”.

    Kujtojmë se Kryeministri Edi Rama ndodhet në Mynih prej ditës së djeshme, ku po merr pjesë në punimet e konferencës së Sigurisë.

    Në qendër të këtij takimi janë vendosur krizat aktuale botërore, lëkundja e mbështetjes amerikane për Ukrainën në SHBA, rreziku i shtrirjes së konfliktit në Lindjen e Mesme, e ardhmja e marrëdhënies transatlantike, Kina e vështirë dhe ndryshimi i klimës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!